Sevilja në gjunjë, trajneri Sampaoli shpreson te ndeshja e kthimit

Sevilja është mposhtur 3-0 në ndeshjen e parë nga Reali i Madridit, por është edhe një ndeshje për t’u luajtur, në stadiumin “Sançez Pizhuan”. Trajneri i skuadrës andaluziane, Horge Sampaoli, tha se futbollistët e tij do të luftojnë deri në minutat e fundit për të siguruar kualifikimin.

“Tashmë kualifikimi është komplikuar, por skuadra jonë do të luftojë në ndeshjen e kthimit që do të luajmë në shtëpinë tonë”, tha Sampaoli pas ndeshjes, duke lënë të kuptohet se kualifikimi i Realit për në fazën çerekfinale ende nuk ka përfunduar.