Ose një superpagë, ose largim; dilema Dybala ‘shkund’ Juventusin

Edhe vitin e kaluar tentuan ta blejnë, por Dybala në fund qëndroi te Juventusi, për faktin se ofertat e ardhura nuk ishin bindëse për drejtuesit bardhezinj. Në fund rezultoi një zgjidhje e mirë për të dyja palët. Por tani pas një sezoni më shumë se të mirë, argjentinasi kërkon një kontratë që ëështë në nivelin e të mëdhenjve në Evropë.

Por shifra e kerkuar nga futbollisti që është dicka më pak se 20  milionë Euro në sezon nuk mund të pranohet nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër. Në këtë pikë largimi duket se është zgjidhja e vetme edhe sepse pa rinovimin e kontratës që skadon në 2021, Juventus rrezikon të mos marrë shifrën e duhur nga shitja e argjentinasit. I vetmi klubiI interesuar për Dybalën duket se është Reali i Madridit që është gati të përfshijë edhe Iscon në tratativa.

Juventus për të larguar Dybalën mund të kënaqet edhe me vetëm 90 milionë Euro. Duke marrë parasysh se në Madrid e vlerësojnë fantazistin e tyre 60 milionë Euro në Torino do të arkëtohej një pjesë cash prej 30 milionë Euro. Nëse objektivi i Juventusit është që të sigurojë të ardhura në para të thata nga Dybala kjo shifër nuk është e lartë. Por edhe rinovimi me kushtet e futbollistit do të përbënte një shpenzim të madh për arkat e klubit. Dhe kjo është arsyeja që dilema Dybala është e destinuar të kthehet në elementin kyc të merkatos së transferimeve të Kampionëve të Italisë

Sfidanti.al