Quique Setien nuk është më trajneri i Barcelonës. Klubi katalanas zyrtarizoi lajmin që po qarkullonte prej ditësh që pas humbjes poshtëruese të skuadrës spanjolle 8-2 nga Bayerni I Mynihut në Ligën e Kampioneve. Barcelona doli në një komunikatë për shtyp hëne për të bërë të ditur vendimet e marra nga bordi drejtues i klubit në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar paraditen e kësaj të hëne
Setien e mori drejtimin e Barcelonës përpara 7 muajsh kur zëvendësoi Ernesto Valverden dhe ai erdhi duke premtuat lojë të bukur, por jo vetëm që nuk e realizoi këtë objektiv, por e mbylli sezonin duke mos fituar asnjë titull. Për më tepër do të kujtohet si trajneri i skuadrës që pësoi humbjen më të thellë në Ligën e Kampioneve në historinë e klubit
Në komunikatën e saj Barcelona theksoi se në ditët në vazhdim do të bëhet i ditur edhe emri I trajnerit të ri të skuadrës, por në median spanjolle flasin me siguri për ardhjen e Ronald Koeman në pankinën katalanase, heroi I Barcelonës në 1992 teksa shënoi golin që i dha titullin e parë evropian për klube. Sipas medias spanjolle, klubi është në pritje të mbylljes së bisedimeve për akordin për të zyrtarizuar ardhjen e tij pikërisht ditën e martë.
Në të njëjtën kohë, Barcelona doli edhe me një vendim tjetër këtë të hënë që ka të bëjë me zgjedhjet për president të klubit. Në komunikatën e katalanasve theksohet se zgjedhjet do të mbahen në mars të 2021 duke theksuar se votimet do të bëhen në ndeshjen e parë në Camp Nou që nga 15 marsi.
Sfidanti.al