Krahasimi Mesi-Xhordan i Maskeranos: “Kafshë fituese”, por Leo më njerëzor!

Nuk ka luajtur ndonjëherë basketboll dhe ndoshta nuk ka sesi bën një vlerësim shumë të kualifikuar për këtë sport, por futbollin e njeh mirë. Havier Maskerano, argjentinasi që luajti me Lionel Mesin tek Barcelona dhe në kombëtare, bën një krahasim me kapitenit të katalanasve dhe yllit të mbiquajtur më të madh në historinë e koshit, Majkëll Xhordan. “Që të dy janë “kafshë konkurruese dhe fituese”, – tha ish-mesfushori, – të dy duan që të fitojnë me çdo kusht dhe bëjnë gjithçka për t’ia dalë, por Leo më duket më njerëzor, më i ngrohtë me shokët e skuadrës”. Lajmet ishin që Mesi i kritikoi ashpër shokët tek Barcelona që ia dorëzuan titullin Realit, por ai nuk ka qenë figurë kaq problematike në dhomën e zhveshjes sa Xhordani tek Çikago Bullsat, që krijonte tensione, armiqësi dhe sherre. Gjithsesi, Maskerano thotë se Mesi është Xhordani në variantin e futbollit.

Sfidanti.al