Ibra dëshiron më shumë paratë sesa Milanin: 7.5 milionë ose ika!

E quajti veten “president”, e quajti “alien” që nuk ngjan me lojtarët e tjerë, por edhe trajner, ndaj edhe nuk ka pse habitet kush që Milani nuk po arrin ta bindë Zllatan Ibrahimoviçin për të firmosur kontratën e re. Mediat italiane shkruajnë se ylli suedez ka kërkuar jo 5 milionë euro rrogë, siç thotë shefi Gazidhis, plus 1 milionë euro shpërblime për sukseset, por 7.5 milionë euro “neto” në dorë, pa llogaritur të tjerat. Nuk dihet nëse klubi lombard i ka mundësitë për t’ia dhënë këto para, por dihet se deri tani, Milani nuk ka shkëlqyer nga ana financiare, duke qenë më dobët sesa Juventusi e Interi. Bisedimet, thuhet se, do të vazhdojnë javën që vjen, por “La Gazeta delo Sport” hedh dyshime për akordin e mundshëm, pasi në datë 24 gusht nis grumbullimi dhe faza përgatitore për sezonin e ardhshëm. A do të paraqitet Ibra, nëse nuk arrihet marrëveshja në kohë?

Sfidanti.al