Napoli merr mbrojtës, por a mund t’i besojë Siti gjigandit Kulibali?!

Ajo që i ndodhi me Mesin hodhi dyshime për aftësitë e tij, ndonëse mbetet i kërkuar. Kalidu Kulibali është objektiv i Mançester Sitit (ashtu siç është edhe Tiago Alkantara), veçse shumë analistë po ngrenë zërin e po pyesin nëse ia vlen që Pep Guardiola të verë bast për qendërmbrojtësin 29-vjeçar të Napolit! Ndoshta nxitohen, sepse kundër Mesit kanë bërë figurë të keqe edhe mbrojtës të tjerë shumë të mirë si Boateng, Varan apo Ramos. Napoli, ndërkaq, besohet se ka siguruar mbrojtësin Gabriel Magaljaesh nga Lila e Francës, për rreth 25 milionë euro, ndërsa kartoni i Kulibalit vlerësohet në 100 milionë euro, edhe pse presidenti De Laurentis mund të kandiset edhe me 80 milionë.

Sfidanti.al