Flik flet si gjerman i vërtetë, Setien habi sesi doli para gazetarëve!

Bajerni mund të ketë arritur një nga sukseset më të mëdhenj të historisë, sërish po flasim për një skuadër që ka dalë 5 herë kampione e Europës. Për këtë arsye, entuziazmi dhe euforia pas fitores 8-2 ndaj Barcelonës nuk zgjatën shumë. Trajneri Hansi Flik foli si një gjerman i vërtetë.

“Dakord, ishte një fitore e madhe, por ne nuk mund të festojmë, – tha ai, – duhet të përgatitemi për gjysmëfinalen. Nuk dua të shoh prapa, as tek fitorja 7-1 e Gjermanisë ndaj Brazilit, as te kjo fitore, pasi rëndësi ka ajo që vjen. E vërtetë që bëmë një paraqitje të jashtëzakonshmë dhe mund të jemi të lumtur, por ende kemi shumë punë për të bërë”.

Futbollistët e Bajernit, folën me radhë, kapiteni Manuel Nojer, kapiteni i ardhshëm, Xhoshua Kimih, më i miri lojtar i ndeshjes, Tomas Myler, apo sulmuesi Leon Gorecka, duke theksuar veçantinë e fitores, krenarinë apo edhe përgjegjësinë për më tej.

Trajneri i Barcelonës, Kike Setien, çudi sesi doli para gazetarëve. “Ishte një humbje shumë e rëndë, shumë e dhimbshme dhe turpëruese, – tha Setieni, – pësuam shumë gola shumë prej tyre të merituar, dhe shpesh skuadra u duk sikur nuk ekzistonte. Bajerni ishte shumë efektiv”.

Sfidanti.al