Nunjo Espirito Santo u la një porosi futbollistëve të tij pas humbjes së të martës në mbrëmje ndaj Seviljes: “Në 1 shtator iu pres në kompleksin e klubit për të filluar stërvitjen!” Lojtarët e Uolvesit, pra, do të kenë më pak se 3 javë pushime (12-31 gusht), dhe kjo pas një sezoni maratonomak që zgjati 383 ditë. Rregullat e Premier Ligës janë të tilla që skuadrat mund të kenë vetëm 30 ditë distancë nga ndeshja e fundit e sezonit, dhe ndeshja e parë e kampionatit të ri. Një minus për Uolvesin, ndërsa skuadrat e tjera angleze e mbyllën edicionin në 26 korrik. Gjithsesi, “ujqërit” mund të quhen me fat, imagjinoni sikur ata të ishin kualifikuar siç kanë bërë Mançester Siti e Mançester Junajtidi, pra pushimet e tyre do të ishin shumë më të shkurtëra.
Sfidanti.al