I përhershmi Klop, Liverpuli fiton 175 milionë, ai jep veç 12 milionë për një lojtar!

Kampionët e Anglisë, dhe kampionët e Europës, ende në fuqi pritet që të kenë goditje shumë më bombastike, por kjo aksiomë nuk vlen kur trajneri (dhe menaxheri) quhet Jurgen Klop. Pasi krijoi një Liverpul të fuqishëm me shumicën e transferimeve minimaliste (me përjashtim të Alisonit e Van Dajkut), gjermani po vazhdon me “këngën e Mukës”, duke mos shpenzuar aspak para për të blerë suksesin. Mediat britanike dhe greke njoftojnë se Liverpuli pagoi 11.75 milionë paundë stërlina për kartonin e mbrojtësit të djathtë grek, Kostas Cimikas të Olimpiakosit. Lojtari 23-vjeçar firmosi kontratën në “Anfild”, ndërsa shuma e paguar nga të kuqtë është në kontrast të plotë me fitimet e këtij sezoni prej 175 milionë paundësh stërlina nga të drejtat televizive dhe shpërblime të tjera, një rekord i vërtetë. Klopi po zgjidhte me Cimikasit dhe mbrojtësit Xhamal Ljuis të Noruiçit, për të cilin u ofruan 10 milionë paundë stërlina, ndërsa klubi i tij kërkoi 20. Edhe këto shifra duken qesharake për kampionët e Anglisë, por Klopi është i tillë dhe fiton në këtë mënyrë.

Sfidanti.al