Shangai Shenhua, Tianzhin dhe Guangzhou janë tre skuadrat që kanë shfaqur interesimin e tyre për shërbimet e 30-vjeçarit të kuqezinjve dhe për ta arritur diçka të tillë janë të gatshëm të ofrojnë mbi 30 milion euro.
Drejtuesit e Milanit në bashkëpunim me pronarët e rinj kinezë e kanë shpallur Bakën si të pashitshëm, por një ofertë e lartë financiare nga ana klubeve kineze mund të bëjë kuqezinjtë të ndryshojnë mendje, pasi ato para mund të investoheshin në futbollistë të tjerë me më shumë të ardhme.