Marko Rus ka fituar betejën më të madhe të jetës së tij. Viti 2017 nis me një lajm fantastik për kapitenin e Eintrahtit të Frankfurtit, i cili u diagonostikua me kancer vetëm disa muaj më parë. Mbrojtësi i skuadrës gjermane ka kaluar të gjitha fazat e trajtimit dhe tashmë është gati për t’u kthyer në fushë. Ai është nisur bashkë me ekipin drejt Abu Dabit për fazën përgatitore. Rus e zbuloi sëmundjen pas një kontrolli rutinë antidoping, duke u detyruar të braktiste skuadrën për disa muaj.
Në majin e vitit të shkuar edhe pse ai mësoi për sëmundjen e tij, zbriti në fushë për ndeshjen “play out”, për qëndrimin në Bundesligë, ku ishte edhe autor i një autogoli. Aktualisht, trajneri Niko Kovaç ka bërë me dije, se do të duhet pak kohë, përpara se mbrojtësi të zbresë që nga minuta e parë në fushën e lojës.