Deklarata e bërë nga trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, i cili tha se karrierës së tij si trajner ishte duke i ardhur fundi, u prit me habi nga gjithë opinioni sportiv ndërkombëtar. Mes shumë mendimesh të hedhura për të sqaruar se çfarë mund ta ketë shtyrë trajnerin spanjoll që të mendojë diçka të tillë, tekniku i njohur italian Fabio Kapelo ka një ide të qartë.
“Kur luan prej vitesh me një profil të njëjtë loje, kundërshtarët të njohin mirë dhe e kanë më të lehtë për t’u kundërpërgjigjur, ndaj besoj se kjo e ka bërë Guardiolën të mendojë se fundi i karrierës së tij është afër. Me shumë mundësi ai do të kthehet te Barcelona për t’u bërë president i klubit dhe në këtë formë nuk do t’i duhet të shkëputet komplet nga futbolli”, ka thënë Kapelo.