Është kandidati kryesor për çmimin e lojtarit të vitit në NBA, me gjasë përpara Antetokumbos dhe Lebron Xhejmsit. Harden e tregoi edhe një herë veten si liderin e Hjustonit, dhe një nga yjet më të fortë të sezonit, duke ndihmuar në një tjetët fitore, pas Rasëll Uestbrukun dhe pa Erik Gordonin. Suksesi ishte 129-112 ndaj Sakramentos, pra një sukses bindës, dhe Hardeni mori vlerësimin e lartë +24, pasi shënoi 32 pikë, kapi 8 topa në tabela, shërbeu 7 asistë, vodhi 3 topa dhe bllokoi një gjuajtje. Shumë i fortë Ostin Riversi me 41 pikë, por Hardeni ishte edhe organizatori i lojës dhe shumë i fortë në mbrojtje. Hjustoni është në vendin e 4-ët në Perëndim, por shumë pranë vendit të dytë, ndërsa në këtë plej of faktori fushë nuk do të ketë rëndësi. Vetë Hardeni është shënuesi më i mirë në NBA, dhe lojtari me më shumë 3-pikësha.
Sfidanti.al