Fitoi titullin në La Liga dhe Superkupën e Spanjës, dy tituj që do të kënaqnin shumë klube në Europë, por jo plotësisht Madridin. Në “Santiago Bernabeu” janë të dëshpëruar pas eleminimit të dytë radhazi në të tetat e finaleve të Chanmpionsit, duke u kthyer në një ekip të rëndomtë në kompeticionin më të madh të klubeve në kontinent. Jo vetëm kaq, por as sezoni i ardhshëm nuk duket të jetë më i mirë. Financat nuk janë të tilla që mund të marrësh yje, për më tepër Mbape nuk vjen dot këtë verë. Për më tepër, kriza financiare do të detyrojë klubin të ulë rrogat e lojtarëve, pra nuk ka moral të flasësh për përforcime. Kryefjala në Madrid është “shitje, shitje, shitje”. Deri tani, janë fituar 60 milionë euro nga transferimi i Hakimit, De Frutosit, Sançezit dhe Dani Gomezit, ndërsa shpresohet ende që të largohen Bejl e Hames Rodrigez.
Sfidanti.al