Edhe trajnerët e mëdhenj gabojnë, Pep si e humbe Sançon?!

E kishte në skuadrën e tij edhe pse ishte shumë i ri, por syri nuk ia kapi në mes të morisë së yjeve që ishin tek Mançester Siti. Xhejdën Sanço do të kishte qenë sot një margaritar në “Etihad” dhe Pep Guardiola do të kishte një yll të Akademisë, pa pasur nevojë të shpenzonte para për kartonin, Ndodhi e kundërta, Pepi nuk ia hodhi sytë Sanços dhe ky shkoi tek Dortmundi. Pas pak sezoneve me shkëlqim në Gjermani, ja ku po kthehet në Angli, madje në Mançester, por me fanelën e kuqe, Junajtid ka rënë dakord me Sançon, madje edhe me Dortmundin që kërkon gati 120 milionë euro, nga të cilat gjysmat i do në dorë, Guardiola me gjasë është i mërzitur, por nuk është i vetni trajner që gabon. Kështu i ndodhi Milanit me Franko Barezin, gati një shekull më parë Spartës së Pragës me Planiçkën, dhe thuajse Bajernit me Gerd Mylerin.

Sfidanti.al