Klubet angleze si Bajerni, rrezikojnë sezonin nga kupat e Europës!

Janë katër që kanë mbetur ende në garë. Mançester Siti e Çelsi në Champions, si dhe Mançester Junajtidi e Uolvesi në Ligën e Europës, dhe kanë një problem të madh me kalendarin, pikërisht për shkak të garave kontinentale, Mediat angleze shkruajnë se këta katër klube mund të humbasin 2 javët e para të Premier Ligës, nëse do t’u shkojnë deri në fund pretendimeve të tyre, pra deri në finale, Skuadrat do të duhet të kenë kohë për të pushuar, dhe për të bërë fazën përgatitore për sezonin, e cila do të kërkojë kohë, Premier Liga, mësohet se, i ka lejuar klubet që të kenë në dispozicion një periudhë 30-ditore pa hyrë në kampionat, dhe me ndeshjet që duhet t’i luajnë më vonë. Katër anglezet rrezikojnë njëlloj si Bajerni nëse arrin finalen e Championsit.

Sfidanti.al