Josip Ilicic rishfaqet, të paktën në rrjetet sociale. Slloveni, pas javësh në heshtje postoi një mesazh në profilin e tij në Instagram; një fotografi të shokëve të tij të skuadrës te Atalanta të cilët pozojnë me fanelën e tij duke i dedikuar kualifikimin zyrtar në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm, menjëherë pas ndeshjes së fundit në kampionat.
Në krah të fotos ishte një mesazh i thjeshtë por shumë domëthënës: ‘Të mëdhenj’ e shoqëura nga një emoticon i zemrës. Ilicic për momentin ndodhet ende në Slloveni duke marrë kohë për zgjidhjen e një problemi delikat personal, por postimi i tij në Instagram tregon se mendja dhe zemra e tij janë ende në Bergamo te shokët e skuadrës. Do të jetë e vështirë prania e tij në ndeshjen ndaj Paris Saint Germainit, por mbështetja e tij ndaj skuadrës do të jetë një ndihmë e madhe dhe rikthimi i tij ndoshta është pak më pranë.
Sfidanti.al