Futbolli në Marok rinisi aktivitetet pak ditë më parë, në 26 korrik pas një ndërprerjeje prej rreth 4 muajsh për shkak të pandemisë coronavirus dhe në Divizionin e Dytë u regjistrua një episod aspak I zakontë; ushtria hyri në fushën e lojës dhe pezulloi një ndeshje
Bëhet fjalë për sfidën e së mërkurës mes Wydad Temara dhe KAC Kenitra ku te kjo e fundit u mësua se kishte aktivizuar dy futbollistë që kishin rezultuar pozitivë me coronavirus në testet e kryera përpara ndeshjes, kështu që autoritetet vendosën të ndërpresin ndeshjen në minutën e 23 të saj.
Ushtarët hynë në fushën e lojës për të informuar arbitrat për situatën dhe sipas medias vendase, përgjegjës për vendimin për pezullimin e ndeshjes ishte Kryetari I Bashkisë së Skhirate-Temara, qytet në rajonin e Rabat-Sale-Kenitra. Tani skuadra e KAC Kenitra do të ndëshkohet nga Federata Marokene e Futbollit. Në momentin e pezullimit të sfidës ishte skuadra vendase që kryesonte në rezultat 1-0, por ai nuk u homologue. Të dyja këto skuadra të sfidës në fjalë gjenden në vendet e fundit të klasifikimit
Sfidanti.al