Raportet mea Zaniolos dhe Romes po shnderrohen ne telenovelen e veres se vitit 2020. Klubi e ka zgjedhur ate dhe Pellegrinin si imazhin e fanelave te reja te skuadres verdhekuqe, por situata vazhdon te jete e ndere. ‘Zhurma me e forte eshte heshtja e atij qe nuk pergjigjet’-eshte fraza e perdorur ne rrjetet sociale e publikuar nga Zaniolo ne Instagram Story, nje mesazh qe u perforcua nga nena e tij e cila shkruante: ‘Heshtja e te pafajshmve’.
Dy postime keto qe jane simboli i nje klime te tensionuar. Mesohet se zenkes me shoket e skuadres pas Verona-Roma dhe kritikave publike nga trajneri, iu shtohet situata surreale ne prag te ndeshjes ne Ferrara me Spal, ku Zaniolo ne fillim nuk u grumbullua nga trajneri Fonseca qe me pas nderroi mendje per shkak te demtimit te pesuar nga Under.
Pershtypja e krijuar eshte se Zaniolo eshte i izoluar dhe interesimi i Juventusit duket se po e tundon. Sigurisht, eshte e veshtire te mendohet qe nje situate e kaq e komplikuar te zgjidhej me qendrimin edhe me nje sezon te Zaniolos te verdhekuqte.
Sfidanti.al