Çfarë shpikjeje, turne tenisi në … Aeroportin e Berlinit!

Njerëzit si njerëzit, duan të bëjnë gjëra të veçanta, të ndihen të rëndësishëm duke tërhequr vëmendjen, por edhe të bëjne biznes, pra reklamim. Nuk kishte reklamë më të mirë për Aeroportin Ndërkombëtar të Berlinit, Tempelhof, sesa një turne tenisi, diçka krejt e veçantë. Një hangar për të pritur avionët u shndërrua në një fushë 30-metërshe tenisi ku u luajtën ndeshje interesante. Në finalen e femrave fitoi ukrainasja Elina Svitolina, 2-1 ndaj çekes Petra Kvitova. “Kur po luaja gjithnjë shikoja aeroplanin përpara nesh dhe rëndësinë e tij historike, – tha Svitolina, – mezi pres që të luaj turneun e dytë këtu këtë fundjavë”. Në hangar ishin lejuar deri në 200 spektatorë. Svitolina kishte të drejtë për rëndësinë e “bombarduesve që ngriheshin lart” (rosinen bomber), të cilët siguruan furnizimin e qytetit me ushqime gjatë bllokadës sovjetike në 1948-1949. Ata ishin avionë amerikanë transporti, Dagllas C-54, të mbiquajtur “Mjeshtrit e Qiellit”.

Sfidanti.al