Nuk janë ndeshur kurrë me njëri-tjetrin dhe nuk do të mund ta bëjnë, për shkak të diferendës në peshë. Majk Tajson ka qenë kampion i peshave të rënda në boksin profesionist, ndërsa Flojd Mejuedhër i Riu ka qenë kampion në peshat e lehta dhe të mesme. Të dy cilësohen si ndër më të mëdhenjtë e këtij sporti, ndërsa ka fjalë se nuk duan ta shohin me sy njëri-tjetrin. Nuk dihet mirë arsyeja, por raportohet se dikur, në 2001, Tajsoni u akuzua nga një femër për tentativë rrëmbimi dhe përdhunimi, dhe se Mejuedhëri e këshilloi këtë femër që ta denonconte agresorin në polici. Pas kësaj, erdhi një kontroll i policisë amerikane në shtëpinë e Tajsonit. Ky i fundit nuk e pohon diçka të tillë, por thotë se njeriu mund të dyshojë. Në 2015, të dy u ndodhën në një skenë të Las Vegasit, dhe aty Tajsoni bëri gjoja sikur do ta godiste Mejuedhërin, por më pas u mor si shaka. Tajsoni thotë se nëse të dy do të ndesheshin në rrugë, ai do të fitonte pa asnjë diskutim, por nëse do të ishin në një peshë, dhe dotë ndesheshin në ring, Mejuedhëri mund të fitonte.
Sfidanti.al