Edhe pse do të jenë më të shtrenjtat në histori, sërish janë shumë tërheqëse biletat për ndeshjen Napoli-Real Madrid. Radhë të gjata janë krijuar menjëherë në pikat e shitjes në qytetin italian, ndërsa tifozët bëjnë çmos për të pasur mundësi të ndjekin ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Kampionëve. Radhët u krijuan që në orën 09.00 të mëngjesit, tri orë para fillimit të shitjes dhe ishte fjala thjesht për të përcaktuar radhën sesi do të shiteshin biletat. Kjo do të thotë se tifozët do të duhet të mbajnë edhe një radhë tjetër. Klubi napolitan shpreson të shiten të gjitha biletat dhe që ai të përfitojë një shumë mbi 4 milionë euro vetëm prej tyre.