Për trajnerin e Realit, fitorja e kampionatit ishte gjëja më e bukur që i ndodhi si trajner, kjo pavarësisht se fitoi 3 Champions. “Lumturia më e madhe është kur fiton La Ligën, – tha francezi, ndërsa madrilenët ia dolën në Spanjë, – e kemi bërë edhe më pëpara këtë gjë (në 2017), dhe e bëmë përsëri. Jam shumë i lumtur, më i lumtur edhe sesa kur fituam 3 Champions radhazi”. E kuptueshme, sepse në kampionat do të luash 38 ndeshje, një vit i tërë, ndërsa Liga e Kampionëve ka lidhje shumë edhe me fatin, me formën e momentit.
Kapiteni Sergio Ramos, ndërkaq, vlerësoi pikërisht Zidanin. “Ndikimi i tij ishte vendimtar, – tha qendërmbrojtësi, – ai pati meritën kryesore për suksesin, pasi ai ishte (dhe mbetet) kapiteni i anijes, dhe ai na udhëhoqi që nga fillimi deri në fund. Ai besoi tek ne, dhe na doli në krah në çdo moment, edhe ne besuam tek puna e tij, ai është një trajner i veçantë”. Presidenti madrilen, Florentino Perez, ndërkaq, harroi që në ekipin e tij dikur luajti “një farë” Kristiano Ronaldo, dhe fluturoi në qiell për Karim Benzemanë. “Nuk kam parë kurrë një lojtar si Benzema, – tha Perezi, – ai meriton Topin e Artë”.
Sfidanti.al