Juve, trajneri post Sarri është në shtëpi; Pirlo, e ardhmja e pankinës

Projekti i famshëm që do të sillte lojë sulmuese që do të shoqëronin rezultatet dështoi zyrtarisht. Maurizio Sarri qëndron edhe për një sezon te Zonja e Vjetër vetëm sepse me shumë mundësi do të fitojë titullin dhe sepse për momentin mungojnë alternativat. Andrea Agnelli që deri tani e ka mbrojtur trajnerin e skuadrës bardhezi, po lodhet me paraqitjet aspak konstante  te saj dhe të lidhjes së ftohtë te Sarrit me ambientin  e sidomos me senatorët e Juventusit.

Por në 2021, nëse nuk do të fitohet Liga e kampioneve një hipotezë e vështirë për t’u menduar në këtë moment, Juventusi do të ketë një trajner të ri. Një trajner që po formohet në shtëpinë e tij. Projekti Andrea Pirlo që po drejton skuadrën U23 lind pikërisht nga ideja për ta përgatitur atë për stolin më të rëndësishëm. Këtë e konfirmon fakti që te Zonja e Vjetër është vendosur t’i përpilohet një kontratë 2 vjecare që do të ketë të njëjtin afat skadence si ajo e Sarrit; viti 2022.

Një skenar ky që duke parë situatën aktuale dhe problemet e një trajneri që duket gjithnjë e më I izoluar nga skuadra e tij, mund të realizohet 1 vit më herët. Nëse Pirlo sezonin e ardhshëm do të tregojë se  mund të japë garancitë e duhura, do të jetë ai trajneri i ardhshëm i bardhezinjve.

Sfidanti.al