Drejtësia sportive italiane mori masë për futbollistin spanjoll Patris që kafshoi kundërshtarin në ndeshjen ndaj Leçes. Bëri mirë natyrisht, ndërsa u kujtuan bëmat e Luis Suarezit, që tek Barcelona të paktën ka rënë “squkë”. U dënua edhe lojtari i Arsenalit, Nketiah, për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit në duelin kundër Leisterit, por sulmuesit kryesor të “dhelprave”, Xhemi Vardit, nuk i hyri gjemb në këmbë. Vardi ndërhyri me takë në kokë ndaj Shkodran Mustafit, dhe nuk mori karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, as teknologjia VAR nuk ndërhyri, dhe kjo krijoi polemika, sepse ishte pikërisht Vardi që barazoi rezultatin në 1-1, më pas. Në Angli, polemikat nuk marrin atë shkallë si në Itali apo Spanjë, ndërsa edhe Federata Angleze deklaroi se nuk do të ketë proces hetimi ndaj sulmuesit, siç duket për shkak të rregullave, sepse asgjë nuk është raportuar në dokumentacionin e ndeshjes.
Sfidanti.al