Kalimi i Thiago Alcantara te Liverpooli pritet të jetë një prej telenovelave të merkatos së kësaj vere dhe deklaratat e Jurgen Klopp në lidhje me ardhjen e mundshme të futbollistit në Anfield vetëm sa i ndez zërat.
‘Do habiteshit po të mos përgjigjesha? Nuk përgjigjem kurrë pyetjeve të tilla-tha Klopp kur e pyetën për këtë cështje-Thiago është një futbollist i madh dhe mua më pëlqen shumë. Por më pëlqejne edhe dfutbollistë të tjerë, kjo është ajo që mund të them në këtë aspekt’.
Klopp e njeh mirë Thiagon teksa e ka parë në Bundesligë kur ishte trajner i Borussia Dortmund dhe Karl Heinz Rummenigge ka pranuar se largimi i Thiagos është fakt i kryer.
‘Biseduam seriozisht me të dhe i plotësuam kërkesat e tij, por duket se ai kërkon të bëjë dicka të re në pjesën e fundit të karrierës së tij-tha Rummenigge që më pas mohoi se kalimi i mesfushorit te Liverpool ishte fakt i kryer-nuk kemi pasur kontakte me Liverpool, nëse futbollisti merr këtë vendim do të përballemi me këtë cështje’.
Jurgen Klopp pranoi së dfundmi se është i ndërgjegjshëm për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet futbolli për shkak të Covid-19 dhe pa nga academia e skuadrës në vend që të mendonte për blerjet për përforcimin e skuadrës. Por bëhet e vështirë për të që të lërë t’i ikë mundësia për sjellljen në Anfield të një lojtari që do të kishte një vlerë prej 35 milionë Euro ndërkohë që kontrata e tij me Bayernin skadon në 2021 me gjermanët që do të duhet ta shesin me cdo kusht këtë vit Thiagon për të mos e humbur me parametra zero.
Sfidanti.al