Liverpuli kthehet tek fitorja, por kritikët e tifozët dyshojnë për vitin tjetër!

Suksesi ndaj Aston Vilës në “Anfild” ishte i pastër, 2-0, por i vështirë. U desh të kalonin 71 minuta që Sadio Mane të thyente rezistencën e miqve dhe të prishte bardhësinë e shifrave 0-0. Më pas, në 89’ ishte Kërtis Xhons që shënoi golin e dytë. Kritikët nuk ngurruan të hidheshin në sulm. Graem Sunes, ish-yll i Liverpulit, thotë se trajneri Jurgen Klop duhet të gjejë një sulmues tjetër të rëndësishëm sepse Divok Origi ka një diferencë të madhe në klas me treshen kryesore Salah-Mane-Firmino. Analisti i “Deili Meilit”, Jan Ledimen (Ladyman) thotë se “Liverpuli duhet të shpenzojë, pasi Man. Siti nuk e bëri këtë vit dhe e pagoi shtrenjtë”.

Liverpuli kryeson renditjen me 89 pikë në 33 ndeshje, dhe mund të thyejë rekordin e pikëve të arritur nga Man. Siti, por sërish dyshimet janë të mëdha. Në këtë frymë, edhe tifozët, pra publiku britanik i futbollit. Në një sondazh të fundit, vetëm 22 për qind e tifozëve besonin se të kuqtë nuk do të kishin sfidë për titullin sezonin e ardhshëm, pjesa tjetër e shihte më të vështirë dhe se ekipi i Klopit do të sfidoheh. Plot 29 për qind besojnë se këtë do ta bëjë Siti, 26 për qind janë për Junajtidin, ndërsa 15 për qind votojnë për Çelsin si sfidant.

Sfidanti.al