Gladbahu si rival i Bajernit? “A mund të fitojmë ndaj Usain Boltit?”

Kjo pyetje i bëhet drejtorit sportiv të Borusias së Mynshengladbahut, Maks Eberlit, pra nëse ka shpresë që të rindizet rivaliteti i madh i viteve 70-të, që e bëri Bundesligën zilinë e gjithë Europës! Eberli, një njeri shumë praktik dhe realist, e ka gati përgjigjen. “Kjo që thoni ju është kaq realiste sa një fitore e imja ndaj Usain Boltit në garën e 100 metrave, – tha me të qeshur drejtori gladbahas, – ndoshta unë mund ta nis garën më mirë se ai, por përfundimisht Usain Bolti do ta mbyllte më mirë”. Klubi besohet se ka humbur 30-40 milionë euro nga koronavirusi dhe kjo ia pakëson edhe më shumë shanset për të konkurruar, ndonëse do të arrijë të ruajë skuadrën që kishte këtë vit. Gladbahu ishte një skuadër e madhe e viteve 70-të të shekullit të 20-të, me lojtarë të shkëlqyer si Netcer e Fogts. Borusia e mbylli këtë sezon në vend të katërt, me 65 pikë, jo shumë larg Dortmundit apo Lajpcigut, por 17 pikë prapa Bajernit kampion.

Sfidanti.al