Mbeten edhe 7 ditë, Lautaro duket se do të përfundojë si Nejmari!

Nuk mund të kishte vit më të keq se ky për të shprehur dëshirat, të paktën ato për t’u larguar. Lautaro Martinez vërtet mund të dëshirojë të luajë me Lionel Mesin tek Barcelona, por futbolli nuk është një aktivitet vullnetar e dëshiror, por i përcaktuar qartë me kontrata. Pra, Barça duhet t’i paguajë Interit klauzolën (111 apo 112 milionë euro), në çfarëdo forme të pranueshme, diçka për të cilën mbeten edhe 7 ditë në dispozicion. Në 7 korrik, klauzola e humb efektin, dhe Interi mund ta vlerësojë si të dojë kartonin e sulmuesit argjentinas. Duket se 23-vjeçari do të ketë fatin e Nejmarit që, prej 2 vjetësh dëshiron kthimin në “Kamp Nou”, dhe nuk arrin ta bëjë sepse kontrata e tij dhe kostoja e kartonit janë si një “burg floriri”. Për Konten e Marotën këto janë ditë të bukura, as më shumë që kalojnë, aq më e sigurt është që Lautaro qendron, ndërsa Lukaku nuk largohet, e afrohen Ashraf Hakimi, Sandro Tonali e ndonjë tjetër.

Sfidanti.al