Sergio Ramosi i afrohet treshes së madhe, rekordi i Raulit mbetet larg!

“Kapiten-furtuna” vazhdon të shkruajë në librin e historisë, me gola e me ndeshje. Tek Reali, Sergio Ramosi mbetet i domosdoshëm edhe pse është 34 vjeç, ndërsa ndaj Espanjolit luajti ndeshjen numër 645 me madrilenët. Kjo do të thotë se është më i miri ndër lojtarët që kanë më pak se 700, dhe se përpara tij mbetet vetëm treshja e madhe, e përbërë nga Manolo Sançiz, Iker Kasijas dhe Raul Gonzales. Ramosi barazoi legjendën Santiliana. Sançiz ka 710 ndeshje e Kasijas 725. Raul Gonzales ka 741 ndeshje për madrilenët, në të cilat ka shënuar 323 gola, duke qenë golshënuesi i dytë më i mirë pas Kristiano Ronaldos. Në total, ish-numri 7 ka 1042 ndeshje, bashkë me ato të kombëtares së Spanjës, si dhe gati 450 gola. Duke u kthyer tek Ramosi, ai ka rekordin e golave të një mbrojtësi në La Liga, me 69, dy më shumë sesa holandezi i Barcelonës, Ronald Kuman.

Sfidanti.al