Mercedes me ‘black look’; bashkë me Hamilton fushatë kundër racizmit

Beteja që po bën Lewis Hamilton këto javë kundër racizmit që ka shpërthyer pas vrasjes së George Floyd në 25 maj në Minneapolis, bëri që skuderia gjermane të ndërmarrë një nismë në prag të fillimit të botërorit të Formula 1 që do të jetë këtë fundjavë në Austri.  Mercedes do të zbresë në pistë me një makinë me ‘look’ të ndryshuar të tërësisht që do të na detyrojmë që këtë skuadër ta quajmë ‘Shigjetat e Zeza’ dhe jo ‘Shigjetat e Argjendta’.

Kjo sepse telajo e makinës që do të përdorin Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të jetë e gjitha e zeze e thyer nga disa zona me ngjyrë të kuqe dhe të gjelbër për sponsorët. Por jo vetëm kaq, në sistemin mbrojtës ‘Halo’ do të jetë shkruar ‘End Racism’, një zgjedhje që e shjegon vetë Drejtori I Mercedes Toto Wolff

‘Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në shoqërinë tonë, sportin tonë, skuadrën tonë; është principi thelbësor për Mercedes-tha Wolff.

Një nismë kjo që është përshëndetur menjëherë nga Hamilton

‘Është shumë e rëndësishme të kuptosh këtë moment dhe ta përdorur për t’u edukuar si në aspektin individual,  ashtu edhe për një markë apo ndërmarrje që mund të sjellin ndryshime reale dhe domëthënëse kur bëhet fjalë për barazi dhe gjithëpërshirje-ka deklaruar Hamilton-e kam përjetuar vetë racizmin në jetën time, kam parë familjen e miqtë e mi tq ndjejnë racizmin dhe flas me zemër kur bëj apel për ndryshime. Kur fola me Toton për shpresat e mia  për projektet që mund të realizojmë si skuadër thashë edhe se është me rëndësi që të jemi të bashkuar. Dua të falenderoj shumë Toton dhe të gjithë Këshillin Administrativ të Mercedes që gjetën kohën për të dëgjuar, folur dhe për të kuptuar me të vërtetë eksperiencat, pasionin tim dhe që bëri një hap kaq të rëndësishëm’.

Sfidanti.al