Bisedat kanë qenë të shpeshta dhe me trysni të madhe, jo më kot flitet për mesfushorin-simbol të së ardhmes për Serinë A. Interi do me ngulm Sandro Tonalin, por është diçka ta duash, dhe diçka tjetër që ta marrësh. Bepe Marota dhe presidenti i Breshës, Çelino, nuk po arrijnë dot dakordësinë për kartonin e 21-vjeçarit. Klubi i vogël kërkon 50 milionë euro, ndërsa zikaltërit japin 30 milionë, plus 5 milionë si bonuese. Me gjasë, do të ketë ndryshime, dhe Interi mund të arrijë ndoshta edhe deri në 40, ose të përfshijë lojtarë si shkëmbim, një formulë e kohës për shkak të krizës së koronavirusit. Gjithsesi, Interi duhet të nxitojë, dhe Antonio Konte mezi pret që ta ketë “Pirlon e ri”, pasi Juventusi është “pas dere”.
Sfidanti.al