Djokovic, kërcënime mbi një mur: Duhet të vdesësh nga Covid

Nuk shuhen polemikat rreth novak Djokovic pas organizimit të Adria Tour që u shndërrua në një vatër të coronavirusit. tani situata është përkeqësuar teksa janë shfaqur edhe kërcënimet me vdekje. në një ndërtesë në një rrugë të Splitit në Kroaci është shfaqur bnjë mesazh i frikshëm i shkruar me një spray ngjyrë blu. ‘Dëshira jonë është që ti të vdesësh nga ky Covid. përshëndetje nga Spliti. Vdeksh Djokovic!’

Autoritetet lokale ndërghynë menjëherë dhe e fshinë këtë parrullë, ndërkohë që policia hapi një hetim. Kjo ngjasrje konfirmon se numri 1 i renditjes botërore në tenis po përjeton ditë shumë të vështira. 33 vjecari është kritikuar ashpër nga kolegët e tij dhe media, është fyer në rrjetet sociale dhe tani gjërat arritën kulmin me këtë kërcënim me vdekje.

Adria Tour ishte një eveniment bamirësie që u krijua me qëllimet më të mira nga ana e Niovak Djokovic, por shumë shpejt u kthye në vatër të vërtetë të Covid-19 për shkak të mungesës së masave të sigurisë sanitare kundër virusit sic ishin maskat apo distancimi social

sfidanti.al