De Brujni: E pamundur të ndalej Liverpuli, tani të fitojmë Championsin!

Një sezon i dështuar në shumicën e javëve të tij, por një sezon në të cilin mund të luhet ende për diçka të madhe, në vetëm 3 javë. Mançester Siti vërtet e humbi garën me Liverpulin për titullin në Angli (nëse pati ndonjëherë), por ka shpresë që të fitojë Championsin, gjatë muajit gusht. Mesfushori i shquar belg, Kevin De Brujn, pranon se ishte e pamundur të realizohej ndonjë mrekulli në Premier, por edhe shton se skuadra e tij ka shanset e veta më tej.

“Ne e dinim se ishte e pamundur, – tha ai, – jemi të zhgënjyer, kështu është kur nuk fiton, por duhet të jemi të ndershëm deri në fund dhe të pranojmë se Liverpuli ishte më i mirë se ne këtë vit. Ne punuam shumë dhe luajtëm mirë, por nuk ishim aq sa duhet të mirë, nuk ka problem që ta pranojmë. Në këtë sezon ka edhe 13-14 ndeshje pra ka shumë gjëra për të arritur. Ne kemi shanse në Kupën e Anglisë dhe në Champions”. Deri tani Siti ka fituar Kupën e Ligës.

Sfidanti.al