Askush si Kramariçi ndaj Dortmundit, por kroatët i kujtojnë heroin Peternac!

Ishte dita e tij, ajo ditë kur shënoi 4 gola në 43 minuta, dhe u bë i vetmi lojtar që realizon kaq ndaj Dortmundit në stadiumin e famshëm “Signal Iduna Park”. Ky ishte kulmi i Andrej Kramariçit, sulmuesit kroat që u hakmorr në mënyrën më të mirë ndaj dëmtimeve që e kishin penguar kaq shumë këtë sezon. Penalltinë, madje, e realizoi në mënyrë të veçantë, duke kthyer kokën prapa, pak a shumë si asistet e yjeve në NBA, aq sa tabloidi “Bild”, shkruajti formë pyetje: “Penallti pa shikim! Arrogancë apo elegancë?!”

Gjithsesi, në Kroaci, Kramariçit, i kujtojnë diçka tjetër, padyshim duke e lavdëruar. E përditshmja “Jutarnji List” shkruan se ish-sulmuesi i Rijekës është në vend të dytë në renditjen e kroatëve që kanë shënuar më shumë gola në një ndeshje të “ligave të pesëshes”, pra të Bundesligës, La Ligës, Premier Ligës, Serisë A dhe Ligës së Parë të Francës. Katër gola, ashtu si Kramariç, ka shënuar dikur i famshmi Josip Skoblar, kur luante për Marsejën, i vetmi kroat fitues i Këpucës së Artë të Europës, kur luante për Jugosllavinë. Në vend të parë ndër kroatët është Alen Peternac, që 24 vjet më parë shënoi 5 gola për Vajadolidin, në fitoren 8-3 në fushën e Oviedos, në La Liga.

Sfidanti.al