Çfarë e shtyu gruan e Klopit që të refuzonte Mançester Junajtidin?!

Habi e madhe me gratë, dhe ende sot e kësaj dite, nuk është dhënë përgjigje për këtë pyetje që bëjmë në titull! Në 2013, kur Sër Aleks Fergusoni dha dorëheqjen nga Mançester Junajtidi, klubi i madh anglez kontaktoi Jurgen Klopin për t’i ofruar postin e lavdishëm. Tifozët e dinë se trajneri gjerman refuzoi, dhe se dy vjet më vonë, në 2015, pranoi ofertën e Liverpulit. Ata nuk e dinë, sidoqoftë, se dikush tjetër ndikoi te Klopi që kalimi në “Old Traford” të mos bëhej.

“Ishte gruaja ime, Ula, që vendosi që ne të mos shkonim tek Junajtidi, – tregon trajneri në një intervistë për legjendën e Liverpulit, Fil Tompson, – unë mund të shkoja tek Mançesteri, por ajo mendoi se kjo nuk do të ishte gjëja e duhur. Kur erdhi Liverpuli, ajo tha se kjo gjë ishte e drejtë”. “Ka diçka të habitshme këtu, të çuditshme, – thotë Tompsoni, – duket sikur ai (Klopi) ishte krijuar për Liverpulin”. Ose, më mirë të themi, Klopi dhe gruaja e tij, Ula, ishin në një mendje, pra që ai mund të punonte vetëm me skuadra që nuk ishin në majë, në atë moment, për t’i bërë të mëdha. Jo më kot është krahasuar me Robin Hudin.

Sfidanti.al