Çfarë ndodhi me Realin e madh të koshit, që u eleminua?!

Imagjinoni një ekip që luftonte për fitoren e Euroligës, dhe po ashtu shkëlqente në kampionat. Ky ishte Reali i Madridit, sfiduesi i Anadolu Efesit dhe CSKA-së së Moskës në Europë, dhe dominues i basketbollit spanjoll për vite me radhë. E pra, ky ekip është eleminuar në formatin e plej ofit të Ligës Endesa, dhe për herë të parë pas 12 vjetësh nuk do të jetë në gjysmëfinale. Të mendosh se para ndërprerjes së marsit, Reali pati 12 fitore radhazi në ligë.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me yjet e trajnerit Pablo Laso. Reali ka lojtarë të shkëlqyer si Tavares, Randolf, Kampaso, Jul, Rejes, Kerrëll e plot të tjerë. U duk se madrilenëve u kushtoi mosha e madhe mesatare, pasi lojtarë të tillë e kanë të vështirë të hyjnë në ritëm pas një ndërprerjeje të gjatë. Rejes është 40 vjeç, Kerrëll 37, Rudi 35, Jul 33! Në 9 vjet, kjo nuk i kishte ndodhur kurrë trajnerit Laso, që kishte fituar 5 tituj.

Sfidanti.al