Jean Michel Aulas nuk i ka dalë ende e keqja për shkak të pezullimit përfundimtar të kampionatit francez dhe kthehet të sulmojë autoritetet e vendit transalpine dhe këtë e bën në një intervistë për agjencinë e lajmeve spanjolle EFE.
‘Kur shoh Benzema që të shënojë më shumë gola se kurrë dhe se në Francë nuk deshën rifillimin e futbollit, dëshpërohem-tha Aulas-Jemi bërë barsaleta e Evropës’.
Aulas nuk e fshehu ‘zilinë’ e tij kur sheh sesi kampionatet e tjerë, si ai spanjoll e ruajtën qetësinë në momentet më të këqija të pandemisë, ndërsa Franca u dorëzua shumë shpejt
‘Krahasimi i drejtuesve tanë me Tebas do të ishte e padrejtë-shtoi Aulas-ëshyë një drejtues i madh që diti të veprojë me kohën dhe të përshpejtonte hapat në momentin e përshtatshëm’.
Aulas që e sheh Lyonin e tij jashtë kompeticioneve evropiane për herë të parë pas 23 vitesh theksoi se Tebas I mbrojti klubet, diti të negociojë me UEFA që futbolli të shndërrohet në një burim motivimi për Spannjën që kaloi një situatë sanitare më të komplikuar se ajo e Francës
Sfidanti.al