Haaland e thotë qartë: Tani nuk e mendoj largimin nga Dortmund

Erling Haaland është prej kohësh një prej protagonistëve të merkatos së transferimeve në futboll. Talenti norvegjez kërkohet nga shumë klube me peshë në evropë dhe një prej tyre është edhe Reali I Madridit që po tenton të sjellë në Santiago Bernabeu një goleador të vërtetë duke e vënë Haaland në shënjestrën e tij.

Së fundmi është folur shumë për interesin e madh të shfaqur nga ‘Los Blancos’ për sulmuesin aktual të Borussia Dortmund, por Haaland mesa duket nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra e tij aktuale

‘Nuk e mendoj shumë të ardhmen, jetoj të tashmen dhe vendos për atë cfarë është më e mirë për karrierën time në cdo moment konkret-tha Haaland për ËAZ-për kërë arsye kalova te Dortmund në dimër, isha shumë I bindur për këtë. Është një prej skuadrave më të mira në botë, kam nënshkruar një kontratë afatgjatë kështu që tani nuk e mendoj aspak largimin’

Haaland ka firmosur me Borussia Dortmun një kontratë me klauzolë prej 75 milionë Eurosh që do të aktivizohet në 1 qershor të 2021. Është pikërisht kjo pika ku do të kapet Reali I Madridit për të siguruar shërbimin e talentit norvegjez.

Sfidanti.al