Skriniar e pëson keq; 3 ndeshje pezullim për fyerje të arbitrit e blasfemi

Pas barazimit të dëmshëm me Sassuolon që e largon thuajse përfundimisht nga gara për titullin, Interi merr edhe një tjetër goditje të rëndë; Milan Skriniar u dënua me 3 ndeshje skualifikim nga Lega Serie A për fyerje ndaj arbitrit dhe blasfemi

‘Dy kartona të verdhë për sjellje jo korrekte në drejtim të një kundërshtatri, 1 ndeshje, për shprehjen e frazave fyese në drejtim të arbitrit pas kartonit të kuq e shoqëruar nga një blasfemi-lexohej në komunikatën zyrtare të Legas që shpjegonte motivet e këtij pezullimi për Skriniar që për më tepër do të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë Eurosh

Kështu, Skriniar do të jetë i detyruar të mungojë në ndeshjet e radhës kundër Parmës në transfertë, Brescian e Bolognan në San Siro. Me Godin dhe D’Ambrosion akoma të dëmtuar, ky ndëshkim i Skriniar është lajmi më I keq që mund të marrë Antonio Conte në këtë fazë të sezonit me trajnerin që ka marrë edhe vetë një ndëshkim pasi nuk do të jetë në stolin e Interit në Tardini.

Conte e kishte një karton të verdhë dhe ndaj Sassuolos mori një tjetër kështu që edhe ai u skualifikua.

Sfidanti.al