Tottenham, luftë e hapur mes Ndombele dhe Mourinhos

Aventurës së Tanguy Ndombele  te Tottenhami duket se i ka ardhur fundi pas vetëm 1 sezoni. Raportet mes mesfushorit që është futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Hotspur dhe trajnerit Jose Mourinho janë në pikën më të ulët dhe pas një zënke  në stërvitje, Ndombele u bëri të ditur drejtuesve të Tottenhamit se nuk ka ndërmend të luajë më me skuadrën londineze.

Sipas ESPN, futbollisti dhe trajneri patën një debat të ashpër në fillim të kësaj jave pasi Special One i komunikoi lojtarit që ende nuk është aktivizuar që pas rifillimit të kampionatit, se nuk ishte ende në formë për t’u kthyer në fushë. Një vendim ky që e tërboi Ndombele i cili deklaroi se nuk ka ndërmend të luajë me Tottenhamin përsa kohë në pankinë të jetë Jose Mourinho. Një ‘luftë’ kjo qeë mund të bëjë që futbollisti të largohet me Ndombele që në të kaluarën ka qenë në shënjestrën e klubeve të mëdhenj si PSG, Barcelona e Bayern Mynih.

Sfidanti.al