Ergys Kaçe nuk do të transferohet në Superligën e Shqipërisë, siç ishte thënë shpesh orët e fundit.
Prej disa ditësh po flitet me të madhe për transferimin e Ergys Kaçes te Skënderbeu. Duket një lëvizje e bujshme, por menaxheri i lojtarit, Drini Çaushi, ka përgënjeshtruar çdo gjë, duke e quajtur një mashtrim këtë gjë.
“Kaçe te Skënderbeu? Mashtrim, nuk ka asnjë gjë të vërtetë te ky lajm. As që kemi biseduar me Skënderbeun, nuk e dimë nga dalin këto lajme. Kaçe po stërvitet me Paokun dhe klubi e ka në planet e së ardhmes’, ka deklaruar Çaushi.
“Kemi marrë vetëm një ofertë zyrtare, nga Kukësi, në zyrën e presidentit Safet Gjici, por e kemi refuzuar me mirësjellje, sepse Kaçe nuk vjen në Shqipëri”, ka përfunduar ai.
Kaçe ishte i huazuar te ekipi polak, Viktoria Plzen, por aventura te ky klub kishte përfunduar më herët sesa është pritur.