“Sulejmani i madhërishëm “, siç e quajnë me përkëdheli trajnerin e Partizanit, Sulejman Starovën, nuk mund ta besojë se ora e Zotave do të punojë vetëm për Kukësin deri në fund. “ Cili do të ishte morali i futbollit që luajmë nëse kampionatet nuk fitohen në fushë, por dhurohen nga lart..”. Starova pasi ka mundur të gjithë qortuesit dhe kritikët e tij për shkak të lëvizjeve të shpeshta nga posti i drejtorit, këshilltarit dhe trajnerit, në ditët e fundit të Vitit, nuk mund të qëndrojë në mbrojtje edhe kur loja ka ndalur.
“ Nëse do të kishte një Kishë ku të faleshin mëkatet e garës së kampionatit në këto vitet e fundit, atëhere, kemi 100 arsye për të ndryshuar moralin në fitimin e titujve- ka komentuar “Bobi”, i cili nuk beson tek një tradheti tjetër nga zotëruesit e pushtetit të lojës nëpër zyra- Pas 6 vitesh që titulli me të drejtë dhe pa të drejtë është ngujuar në Korçë, ky është kampionati ideal për të mos trukuar shijen e fituesit. Kukësi apo Partizani? Skënderbeu apo Tirana? I gjithë lezeti është kur për këto mëdyshje përgjigjen e merr në fushë, sepse po vendosën zyrat për trofetë, futbollin do ta bëjmë për infarkt për shkak të mungesës së besimit.
Sfidanti.al