Bukuroshja kanadeze ka vendosur të kthehet në majë të tenisit!

Euzheni Bushar është vërtet një bukuroshe e tenisit, dhe ndoshta do të bjerë edhe më shumë në sy tani që Maria Sharapova është e dënuar dhe Ana Ivanoviç vendosi ta mbyllte karrierën në moshën 29-vjeçare. Kanadezja e re ka shpresë të rikthehet mes më të mirave të këtij sporti, ndonëse për momentin po shijon suksesin me fotot në rrjetet sociale. Vajza 22-vjeçare ka postuar foto impresionuese në Instagram, nga ato që e zbulojnë jo pak trupin e saj, ndërsa është duke u stërvitur për të bërë të harrohet viti 2016. Tenistja që arriti finalen e Uimbëlldonit në 2014, dhe arriti gjysmëfinalet në Australian Open dhe Rolan Garos po në 2014, nuk shkëlqeu aspak vitin që po mbyllet, me vetëm 31 fitore e plot 24 humbje. Kjo bëri që të “zhdukej” nga 10 vendet e para dhe të zbriste në pozicionin e 64-ët në botë.

Sfidanti.al