Kina gati të thyejë çdo rekord për të marrë Kristiano Ronaldon

Oferta që na dëgjojnë veshët është vërtet e jashtëzakonshme, edhe pse askush nuk habitet më nga lajmet që vijnë nga Lindja e Largme. Menaxheri i Kristiano Ronaldos, Horge Mendez, thotë se një klub kinez është gati t’i paguajë Realit të Madridit 312 milionë euro për të marrë kartonin e portugezit, dhe po ashtu është gati t’i ofrojë një rrogë astronomike numrit 7. Rroga flitet se do të jetë mbi 100 milionë euro në sezon, dhe gjithçka vjen pas shpenzimeve marramendëse për Karlos Tevezin dhe Oskarin. Mendez, gjithsesi, thotë se Ronaldo dëshiron të vazhdojë të luajë tek Reali dhe jo të shkojë në Kinë, ndaj tifozët madrilenë mund të jenë të qetë.

Sfidanti.al