Rusi, Rostov në fushë me të rinjtë, Sochi fiton 10-1!

Sochi-Rostov bën historinë në Premier league ruse. skuadra vendase që kërkon qëndrimin në kategorinë më ta lartë të futbollit në vend, shkatërroi Rostov që pretendon pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve me një rezultat që e sheh kryesisht në ndeshjet miqësore të muajve të verës; 10-1

Rostov, ditën e premte mësoi se u regjistruan 6 raste pozitive me Covid-19 dhe tani e gjithë skuadra e parë është në karantinë, por në mënyrë të pabesueshme ndeshja e kampionatit u zhvillua gjithsesi pasi ky ishte vullneti i autoriteteve futbollistike dhe të Sochit, kështu që klubi i Rostov dërgoi në fushën e lojës futbollistët e ekipit të të rinjve

pavarësisht avantazhit të Rostov, ishte një sfidë që nuk pati histori, pasi Sochi e përmbysi këtë avantazh për të mbyllur pjesën e parë 4-1 dhe krejt ndeshjen 10-1. Protagonisti absolut për skuadrën e Sochit që për momentin e lë zonën e rënies nga kategoria u bë Aleksandar Kokorin me 3 gola të shënuar në këtë sfidë.

sfidanti.al