Inter, hallet shtohen; dëmtim muskular për Marcelo Brozovic

Interi do të rinisë Serie A me ndeshjen ndaj Sampdorias dhe trajneri antonio conte i lëshoi sfidën Juventusit. por trajneri zikaltër do të duhet të bëjë llogaritë me dëmtimet e futbollistëve të tij. Interi për sfidën e kësaj të diele do të duhet të bëjë pa Stefano Sensin e pa Marcelo Brozovic. Mesfushori kroat pësoi një dëmtim muskular që nuk duhet të jetë i rëndë, por që gjithsesi do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për 1 javë deri në 10 ditë që do të thotë se Brozovic përvec sfidës me Sampdorian do të humbasë edhe atë me Sassuolon.

‘Marcelo Brozovic iu është nënshtruar ekzaminimeve pas një përplasjeje të pësuar në stërvitjen e së premtes-lexohet në komunikatën e Interit-ekzaminimet zbuluan një dëmtim në muskulin tibial të pasëm në këmbën e majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në ditët e ardhshme’.

Një lajm ky shumë i keq për Antonio Conten që do të jetë i detyruar të ‘shtrydhë’ Barellan dhe Eriksen në këtë periudhë ku ndeshjet janë shumë pranë njëra-tjetrës në kohë.

sfidanti.al