Në mesin e tmerrit askush nuk mund të mendonte për futbollin, ndonëse tani duket sikur kanë kaluar vite nga ato momente, jo vetëm pak muaj. Në mars e prill shanse për rikthim të Premier Ligës ishin thuajse zero, dhe anulimi i sezonit do të thoshte që Liverpuli të humbiste titullin që mezi po e priste dhe për të cilin kishte luftuar për 30 vjet. Jurgen Klop e pohoi frikën e tij se diçka e tillë mund të ndodhte.
“Po, pata frikë se mos sezoni anulohej dhe shumëzohej me zero, – tha ai, – Ndershmnërisht e them se pata frikë. Ne ndoshta mund të na e jepnin titullin, por askush nga ne nuk donte që të fitonte titullin në këtë mënyrë. Për këtë arsye, u lumturuam shumë kur u vendos që të luhej. Gjithsesi, as nuk duhet të mendojmë se ia kemi arritur ta fitojmë titullin. Ndeshjet sapo kanë rifilluar, dhe do të jenë disa javë shumë të vështira. Ne duhet të japim maksimumin, dhe më pas do të shohim se çfarë do të festojmë dhe çfarë nuk do të festojmë”.
Sfidanti.al