Dy kandidatë realë e dy virtual; janë 4 skuadra që kanë akoma mundësi teorike për të mbyllur sezonin 2019/2020 me fitoren e një ‘Triplete’ ose me 3 tituj të përbërë nga titulli i kampionatit, Liga e kampioneve dhe Kupa kombëtare. Nëse për Bayernin dhe Paris Saint Germainin shanset janë të mëdha, Manchester City dhe Napoli duhen marrë në konsideratë vetëm sepse matematika ende nuk i ka nxjerrë përfundimisht jashtë loje në luftën për titullin në premier League dhe Serie A, ndërkohë që në realitet nuk i kanë shanset. Në Premier League, titulli do t’i shkojëLiverpoolit që është eliminuar në Kupën e Anglisë kurse në Serie A, skuadra e Gattusos është 24 pikë më pak se Juventus kryesues.
Juventus ishte në garë për Tripletën deri të mërkurën në mbrëmje, pra përpara gabimeve të Dybalës dhe Danilos që sollën humbjen e bardhezinjve me penallti në finalen e Kupës së Italisë
Tani e gjithë kjo është një cështje mes Bayernit të Mynihut dhe Paris Saint Germainit, me disa diferenca që u japin një lloj avantazhi parizienëve. E para që nuk hyn në këtë llogari është Superkupa kombetare; Paris Saint Germaini në gusht fitoi atë në Francë, ndërsa Bayerni i Mynihut e humbi atë gjermane.
Pastaj është Kupa e Ligës; Në Gjermani nuk ekziston, ndërsa në Francë, PSG do të luajë finalen me Lyon në 30 korrik, pra me transalpinët që mund të bëjnë poker trofesh. Edhe në Ligën e Kampioneve, PSG tashmë kampion i Francës pas pezullimit të Ligue 1 është zyrtarisht një hap para teksa e ka prerë biletën për në cerekfinale, ndërsa edhe Bayerni e ka shumë të lartë probabilitetin për ta arritur këtë fazë pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve ndaj Chelseat.
Sfidanti.al