‘Black Lives Matter’, logo e vecante në fanelën e Romës

Roma i bashkohet lëvizjes ndërkombëtare kundër racizmit ‘Black Lives Matter’. Futbollistët e skuadrës verdhekuqe do të zbresin në fushën e lojës në impenjimin e parë në Serie A pas pauzës 3 mujore për shkak të pandemisë coronavirus në 24 qershor me një mesazh të rëndësishëm që i bashkohet luftës ndaj këtij fenomeni të shëmtuar

Futbollistët do të kenë në fanelat e tyre një logo të vecantë në mëngën e majtë ku shkruhej ‘Black Lives Matter’ së bashku me ‘Assieme’, që është fushata e nisur nga klubi roman për RomaCares gjatë krizës së Covid-19.  Duke nisur që nga ndeshja me Sampdorian ditën e mërkurë, Roma do të luajë me këtë logo të vecantë 12 ndeshje të kampionatit, e fundit nha të cilat do të jetë në torino kundër Juventusit.

Sfidanti.al